KRONIKË

Krimet e zbardhura nga Dumani, eksperti i kriminologjisë: E bën për hakmarrje, ndodhi pas plagosjes, “hapi thesin” për 44 grupe kriminale 


Profesori i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme lidhur me urdhër-arrestet që SPAK ka lëshuar sa i takon anëtarëve të bandave kriminale. Karamuço tha se Nuredin Dumani nuk kishte asgjë për të humbur dhe si formë hakmarrje kishte treguar gjithë vrasjet për të cilat kishte dijeni.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Karamuço: Plagosja ishte ngjarja që e shtyu të tregojë, e pa se s’kishte më çfarë të humbte. Iu ngrit një kurth për ta vrarë. Ai duhet të merrte masa për t’u hakmarrë ndaj grupeve. Ai i besoi drejtësisë shumë informacione. Ai përmendi edhe një tjetër person edhe ai i penduar dhe po jep informacione. Të dy kanë hapur gjithë këtë sagë arrestimesh.Unë pashë që njëri prej tyre ishte dhe një funksionar i policisë i cili dyshohet i përfshirë në afera kriminale. Ka dekonspirim. Fakti që s’kemi asnjë prej emrave të rëndësishëm të kapur do të thotë shumë. Pres arrestime për funksionarë publikë që dekonspirojnë këto operacione. S’kemi personazhe vip të botës së krimit pas hekurave”.Por çfarë do të përfitojë Dumani nga pendesa?Mund të përfitojë, kjo çmohet nga gjykata rast pas rasti. S’mendoj se Dumani do marrë lehtësi të jashtëzakonshme. Pra varet rast pas rasti.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Me rrëfimet e të penduarve zbardhjet e ngjarjeve kriminale do të vazhdojnë për rreth 44 grupe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button