KRONIKËPOLITIKËSTAR CHANNEL

Krimet zgjedhore, 19 denoncime! SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH dhe monitorim transfertave të parave

Ka nisur fushata zgjedhore dhe njëherazi me të edhe hetimet e SPAK kundër krimeve elektorale që janë nën kompetencë të prokurorëve të posaçëm.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht për Top Channel se vetëm në platformën on line “denonco krimin zgjedhor” janë regjistruar 19 materiale kallëzuese. Jo zyrtarisht shpjegohet se nuk ka vetëm përfaqësues të politikës që denoncojnë, por edhe qytetarë. Në këtë shifër nuk llogariten hetimet kryesisht  që kanë vënë në lëvizje grupin e prokurorëve

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Çështjen u janë shpërndarë grupit të prokurorëve sipas qyteteve që ata po mbulojnë”, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe  20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH  dhe 20 hetuesve financiarë  përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të  zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë monitorim SPAK thotë se cilëson si partner përpos policisë së shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë cash, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi I krimit të organizuar jo vetëm përmes blerjes së votës , presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve

Prokurorët kanë nisur takime për zgjedhjet në prokuroritë e zakonshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button