AKTUALITET

Krimi në Elbasan/ Flet vajza 14-vjeçare: Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Mikelin e kisha më shumë se shok…


Vajza 14-vjeçare, e cila është bërë shkak për krimin e rëndë që ndodhi të shtunën në Elbasan, ku humbi jetën Florenc Kovaçi tregon se është përdorur për shpërndarjen e lëndës narkotike për 1 vit e gjysmë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në emisionin “Shqipëria Live”, ajo tha se Mikelin e kishte më shumë se shok, por miqtë e dy vëllezërve e kanë shfrytëzuar për 1 vit. Ajo tregon se i kishte treguar familjes rreth të gjithë gjërave, por pranon se i kishte kthyer shpinën atyre.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vajza: E kapi vëllai im nga kraharori. Unë e kappa dhe e tërhoqa. Florencin e kisha shok, kurse me Mikelin isha më ndryshe, isha më shumë se shokë. Kam shpërndarë lëndë narkotike për 1 vit e gjysmë. Ma jepnin dy vëllezërit dhe disa persona të tjerë që më kanë shoqëruar. Pjesë e shfrytëzimit ka qenë, më kanë shfrytëzuar për 1 vit të gjithë personat që Mikeli dhe Florenci i quanin shokë dhe ishin konsumator të lëndëve narkotike. Kam folur dhe me familjen time, por isha treguar aq budallaqe sepse i ktheva shpinën familjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës kur pati përplasje mes vëllait të së miturës dhe dy vëllezërve. Autori 23-vjeçar nxori thikën dhe qëlloi për vdekje Florenc Kovaçin, 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa plagosi vëllain e tij, Mikel Kovaçin. /Top Channel

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button