AKTUALITETFIERI YNË TV
Kristaq Thano, gazetari fierak me 50 vite kontribut në media, vazhdon i palodhur edhe sot.
Në një fushë ku pasioni dhe përkushtimi janë thelbësore, gazetari Kristaq Thano – i njohur nga kolegët dhe miqtë si “Kiço” – mbush plot 50 vite karrierë. Edhe sot, ai vazhdon të jetë aktiv dhe i palodhur në median vizive, të shkruar dhe online.
Me një angazhim të pandërprerë dhe përkushtim të rrallë ndaj fjalës së lirë dhe informimit të publikut, Kristaq Thano mbetet një figurë e rëndësishme dhe e respektuar në fushën e gazetarisë shqiptare. Të afërmit, kolegët dhe ndjekësit e tij i urojnë jetë të gjatë dhe punë të mbarë në rrugëtimin e tij profesional që vijon.
Suksese Kiço nga stafi i Fieri Web.