AKTUALITETSTAR CHANNEL

‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes

Urgjenca e Fierit po përballet me fluks pacientësh për shkak të virozave dhe nga ana tjetër nuk ka mjek të mjaftueshëm për të kryer vizitat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy mjekë urgjence janë në hetim nga Prokuroria dhe dy të tjerë ikin për specializim. Në këto kushte vakancat po mbulohen përkatësisht nga mjekët e familjes.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ditët e para të muajit Janar kanë sjellë fluks virozash respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas shefit të urgjencës, Klodian Goga, numri i vizitave ditore është dyfishuar duke arritur deri në 150 vizita në 24 orë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kjo sëmundshmëri është shoqëruar me simptoma të lehta ,dhe nuk është tipike e virusit të ri ka thënë Goga teksa ka theksuar se ka patur edhe raste të mbingarkesës ushqimore të festave teksa ka patur edhe pacientë që kanë patur të nevojshëm shtrimin në spital.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kjo mbingarkesë po përballohet me vështirësi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit pasi ka mungesë mjekësh. Në këto kushte na kanë ardhur në ndihme mjekët e familjes nga qendrat shendetesore, thekson Goga.

Kontaktuar me telefon nendrejtori i spitalit Erblin Dollaku tha për Report tv se organika e urgjences eshte 10 mjeke, nga te cilet aktualisht po punojne 9, 5 te urgjences dhe 4 mjeke familje qe po mbulojne vendet vakante ne spital.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Dy mjeke te Spitalit Fier jane pezulluar nga prokuroria dhe dy te tjere do te largohen per specializim.

Kemi njoftuar Ministrinë e Shëndetësise, tha Dollaku dhe presim nga portali emërimin e dy mjekeve te rinj për ti dhene fund problematikes
R.D/I.M/Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button