KRONIKËSTAR CHANNEL

Kronologjia e pengmarrjes së Nertil Buzit në Londër 4 vite më parë, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca! Pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

Një nga ngjarjet më të rënda që përfshiu shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar u regjistrua në fund të shtatorit të vitit 2022, kur Nertil Buzi u rrëmbye nga një grup kriminal shqiptar në Londër, u mbajt peng për disa ditë dhe u torturua brutalisht, ndërsa pengmarrësit kërkonin 400 mijë stërlina nga familja e tij në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka nisi pas një konflikti të dyshuar mes grupeve kriminale që lidhej me aktivitetin e shtëpive të kanabisit në Angli. Një grup me bazë në Manchester arriti ta bindte Buzin të shkonte në një takim në një hotel në lindje të Londrës, duke e paraqitur atë si një negociatë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Por takimi rezultoi një kurth i mirëorganizuar. Sapo hyri në dhomën e hotelit, Nertil Buzi u lidh me zinxhir pas radiatorit, iu mbyll goja me ngjitëse dhe nisi të dhunohej. Pengmarrësit i kërkonin të paguante 400 mijë stërlina, por ai u shpjegoi se nuk i kishte paratë në Angli dhe se ato ndodheshin në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pasi kuptuan se Buzi nuk mund ta siguronte shumën, autorët iu drejtuan familjes së tij. Përmes telefonit të pengut, ata kryen video-telefonata me vëllain e tij në Fier, duke e shfaqur të lidhur dhe të rrahur rëndë, ndërsa e kërcënonin se do ta vrisnin nëse paratë nuk dorëzoheshin në Vlorë.

Reklama në FieriWeb

Në një nga telefonatat, sipas dëshmive, pengmarrësit e torturuan Buzin duke i shkulur thonjtë me pincë përpara kamerës, çka bëri që familjarët të kuptonin seriozitetin e situatës.

Vëllai i tij iu drejtua menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, e cila përmes një komunikimi sekret njoftoi strukturat qendrore të Policisë së Shtetit. Operacioni u koordinua nga Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Policia Kriminale shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane të Londrës dhe Agjencinë Kombëtare Britanike Kundër Krimit (NCA).

Hetuesit britanikë lokalizuan sinjalin e telefonit të Buzit dhe vendosën nën vëzhgim hotelin ku dyshohej se mbahej peng. Dy agjente femra rezervuan dhoma në hotel për të identifikuar vendndodhjen e saktë të pengut, ndërsa analizat e kamerave të sigurisë dhe përgjimet telefonike çuan në identifikimin e disa anëtarëve të grupit.

Pasi u konfirmua dhoma ku mbahej Nertil Buzi, Policia Metropolitane hartoi planin e ndërhyrjes. Gjatë natës, forcat speciale ndërhynë duke përdorur fillimisht gaz në dhomë dhe më pas neutralizuan personat që ndodheshin brenda.

Buzi u gjet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike si pasojë e torturave dhe u transportua menjëherë në spital nën mbrojtjen e policisë.

Pas operacionit u arrestuan gjashtë shtetas shqiptarë:

  • Nelid Arapi, i njohur edhe me nofkën “Kid Vlonjati”;
  • Xhon Guveli;
  • Fation Arapi;
  • Armando Brahashaj;
  • Eduart Çepele;
  • Emanuela Arapi.

Ata u akuzuan për rrëmbim personi, burgosje të rreme dhe kërcënim për vrasje, ndërsa Nelid Arapi u përball edhe me akuzën për posedim kanabisi me qëllim shitjeje.

Pas daljes nga spitali, Nertil Buzi bashkëpunoi me autoritetet britanike dhe u vendos në një “safe house” si dëshmitari kryesor i prokurorisë, duke pranuar fillimisht të dëshmonte kundër pengmarrësve të tij.

Megjithatë, dy vite më vonë, në procesin gjyqësor në Harrow Crown Court, prokuroria britanike u tërhoq nga akuzat për rrëmbim, burgosje të rreme dhe kërcënim për vrasje ndaj pesë të pandehurve, të cilët u liruan menjëherë nga salla e gjyqit. I vetmi dënim mbeti ai ndaj Nelid Arapit, i cili më 15 prill 2024 u dënua me 16 muaj burg për posedim kanabisi me qëllim shitjeje.

Sipas burimeve të cituara nga Top Channel, ekzistojnë dy hipoteza kryesore për dështimin e procesit penal. E para është se Nertil Buzi mund të jetë tërhequr nga dëshmia kundër pengmarrësve. Hipoteza e dytë lidhet me strategjinë e mbrojtjes, e cila thuhet se synonte ta diskreditonte Buzin përmes pretendimeve mbi përfshirjen e tij në veprimtari kriminale, çka mund ta ketë shtyrë prokurorinë të tërhiqte akuzat për të shmangur dështimin e çështjes në gjykatë.

Pavarësisht përfundimit të procesit gjyqësor, operacioni mbetet një nga rastet më komplekse të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, që arriti të shpëtonte pengun gjallë pas ditësh torturash dhe negociatash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button