KRONIKË

Krujë/ Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.


Finalizohet faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si rezultat i kësaj faze u asgjësuan 304 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në lagjen Micjon, Borizanë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 12 663 bimë narkotike kanabis.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshme të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 24-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në lagjen Micjon, në fshatin Borizanë, u gjetën të kultivuara 304 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi S. D., 60 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi K. D., 49 vjeç, të dy banues në Borizanë.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Related Articles

Back to top button