Kryebashkiakët e Poliçanit dhe Dimalit kundërshtojnë bashkimin me Beratin, Rama i nxjerr jashtë nga takimi në Kuç

Mbledhja e thirrur nga Kryeministri Edi Rama në zonën e fshatit Kuç është shoqëruar me debate të forta për reformën e re territoriale dhe bashkimin e disa bashkive.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetarët e Bashkisë Selenicë, Bashkisë Divjakë, Bashkisë Poliçan dhe Bashkisë Dimal, të cilët kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara.
Gjatë diskutimeve dhe përplasjes së toneve, situata është tensionuar veçanërisht me kryetarët e Bashkive Dimal dhe Poliçan. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar largimin e tyre nga mbledhja, ndërsa takimi ka vijuar me pjesëmarrjen e të tjerëve.
Debate ka pasur edhe me kryetarët e Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Divjakë, në një kohë kur diskutimi është përqendruar te pasojat që mund të sjellë shkrirja e këtyre njësive vendore.
Mbledhja ka vijuar pavarësisht largimit të dy kryetarëve të bashkive, ndërsa përplasjet e sotme tregojnë edhe kundërshtitë që shoqërojnë reformën e re territoriale.
Reforma pritet të përcaktojë edhe fatin e disa bashkive, mes tyre Selenicës, Dimalit dhe Poliçanit, duke hapur një debat të gjerë mes pushtetit qendror dhe drejtuesve vendorë




