AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi dhe ai i Lefkada-s Xenofon Verginis, drejt një partneriteti të ri bashkëpunimi në Ballkan.

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, dhe kryebashkiaku i Lefkadës, Dr. Xenofon Verginis, kanë hedhur hapa konkretë drejt forcimit të bashkëpunimit mes dy bashkive.

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Lefkadës, Dr. Xenofon Verginis, Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe takim institucional në ambientet e Bashkisë së Lefkadës.

Reklama në FieriWeb - “”

Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy komuniteteve, si dhe krijimin e një partneriteti afatgjatë institucional, kulturor dhe ndërqytetar.

Në qendër të diskutimeve ishte procesi i binjakëzimit të dy bashkive, si një hap konkret drejt institucionalizimit të bashkëpunimit dhe afrimit të mëtejshëm mes qytetarëve të Roskovecit dhe Lefkadës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Palët diskutuan gjithashtu krijimin e grupeve të përbashkëta teknike, të përbëra nga stafet e të dy bashkive, të cilat do të punojnë për identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, shkëmbimin e eksperiencave dhe aplikimin në projekte kombëtare e ndërkombëtare.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe krijimin e modeleve pozitive të bashkëpunimit në Ballkan dhe rajon. Të dy qytetet janë pjesë e B40 Balkan Cities Network, duke krijuar një tjetër mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim eksperiencash.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vizita në Lefkadë u pasurua edhe me pjesëmarrjen në Edicionin e 64-t të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar, një aktivitet me traditë që solli një eksperiencë të veçantë dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë e kulturës, folklorit dhe traditave në afrimin e popujve.

Takimi në Lefkadë shënon një hap të rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të ri mes Roskovecit dhe Lefkadës, me synim zhvillimin e marrëdhënieve institucionale, kulturore dhe ndërqytetare.

Reklama në FieriWeb

Një rrugëtim i ri bashkëpunimi që nis nga fqinjësia, miqësia dhe vullneti i përbashkët për të ndërtuar ura mes komuniteteve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button