AKTUALITET

Kryeministrja Giorgia Meloni pritet të vizitojë Tiranën në Javën e Kulturës Italiane


Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, më 5 qershor raportojnë mediet italiane.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vizita e kryeministres Meloni vjen në kuadër të Javës Italiane të Kulturës në Shqipëri, ndërkohë që vijojnë dhe punimet për kampin e emigranteve që do të sistemohen në Shëngjin në kuadër të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pakti për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Rama dhe Meloni, edhe duke u ratifikuar në parlamentin e të dyja vendeve. Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, në Gjadër dhe në Shëngjin të Lezhës ku po ngrihen strukturat akomoduese të tyre deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë dhe procesi i verifikimit dhe procedurat e përshpejtuara për azil nuk do të zgjasin më shumë se 28 ditë. Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ende nuk janë zbardhur detaje të agjendës së kryeministres Meloni në Tiranë, ndërsa nga data 2 qershor deri në datën 8 qershor në Shqipëri do të zhvillohen një sërë aktivitetesh që do të përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button