AKTUALITETFIERI YNË TV

Kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi nis fazën përfundimtare të legalizimeve: Matje derë më derë për dokumentacion të plotë të pronës


Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, së bashku me përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe grupet e punës në terren, kanë nisur fazën përfundimtare të matjeve për procesin e legalizimeve në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ky proces synon të përfshijë të gjitha rastet e mbetura dhe do të vijojë në mënyrë sistematike, derë më derë, duke garantuar përfundimin e plotë të këtij procesi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Subashit, i cili theksoi rëndësinë e kësaj faze, janë marrë masa për të siguruar që çdo banesë që ende nuk është legalizuar të trajtohet me kujdes dhe të marrë zgjidhje përfundimtare.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Angazhimi ynë është që çdo rast të përfundojë me sukses dhe të finalizohet, duke u garantuar qytetarëve dokumentacionin e plotë dhe të sigurt për pronën e tyre,” tha Subashi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ky proces do të vijojë në terren në ditët në vijim, duke synuar përfshirjen dhe zgjidhjen e çdo rasti në një mënyrë të drejtë dhe transparente.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button