KRONIKËSTAR CHANNEL

Ksamil/ Futet me Jet Ski në zonën e pushuesve, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti

Një drejtues Jet Ski është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë dhe i është bllokuar mjeti lundrues, pasi është konstatuar duke shkelur perimetrin e sigurisë në plazhin e Ksamilit.

Reklama në FieriWeb - “”

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë kontrollet dhe patrullimet përgjatë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë patrullimit në plazhin e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në zonën e plazhit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në përfundim të veprimeve administrative, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., u ndëshkua me masë administrative prej 500 000 lekësh të rinj, ndërsa Jet Ski në pronësi të tij u bllokua në portin e Sarandës.

Reklama në FieriWeb

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e pushuesve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus parandalimin e shkeljeve dhe garantimin e sigurisë së pushuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button