KRONIKËSTAR CHANNEL

Ksamil/ Përfshihet nga flakët një mjet lundrues, shpëtohen në kohë 4 shtetas gjermanë

Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në zonën e “Pemës së Thatë”, në Ksamil, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas gjermanë.

Pas marrjes së njoftimit për incidentin, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin pranë zonës, u nisën menjëherë drejt vendngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “”

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Policisë, mjeti lundrues u lokalizua dhe 4 shtetasit gjermanë u evakuuan në kohë. Ata u transportuan me mjetin e Policisë drejt bregut dhe, sipas autoriteteve, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Pas shpëtimit, shtetasit gjermanë kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button