AKTUALITET

KSAMIL/ QYTETARI LẼ NË MES PUSHIMET, PASI PAGUAN 450 MIJË LEKË PËR 300 GRAM MISH!


Qytetari tregon se në total ka paguar 685 mijë lekë në restorantin Poda në Ksamil. Kur është ulur në restorant ai ka porositur mish viçi, por në asnjë moment nuk i është thënë sa kushton.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Më pas ka porositur edhe një shishe verë të bardhë, që sërish nuk i është thënë se sa kushton.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kur i ka kërkuar llogari kamarierit se pse nuk i ka thënë për çmimet, ai ka marrë përgjigjen “Mendova se dhe verën e donit të shtrenjtë, meqënëse dhe mishin e morët të shtrenjtë.”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Unë kisha vetëm 200 euro në xhep dhe po të mos kisha kartën e kreditit me vete do kishte shkuar keq situata. Kisha planifikuar 6 ditë pushime, por me këtë që më ndodhi do i lë në mes” – shprehet ndër të tjera qytetari.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo që vihet re, përveç çmimeve shumë të larta, është se ky restorant nuk i paguan asnjë taksë shtetit, pasi fatura që ka lëshuar është e pafiskalizuar. I gjithë fitimi i asaj tavoline, për dy persona, shkon në xhepin e pronarit.

JOQ

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button