KSSH: Aksident në punë me pasojë vdekjen e një 22 vjeçari, Inspektoriati i Punës ngurron të ushtrojë kontrolle në porte dhe aeroporte
Bilanci tragjik i aksidenteve me pasojë vdekjen në vendin e punës rritet çdo muaj, por pavarësisht kësaj, Inspektoriati Shtetëror i Punës vijon të jetë në drejtim të paditur.
Sot në portin e Porto Romonas ka humbur jetën një 22 vjeçar pasi është rrëzuar nga shkallët e një anijeje të qujajtur ‘Ema’, me flamurin e Tanzanisë.
Viktima është është identifikuar si Yadar Bambali shtetas nga India.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë nga burime informacioni pranë Portit mëson se shkak i këtij aksidenti është mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në vendin e punës
KSSH i kërkon Policisë dhe Prokurorisë të hetojnë të gjitha rrethanat e ngjarjes.
KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të ndërpresë pushimet e gjata dhe të zbarkojë në terren, në kantiere ndërtimi, galeri minierash, në porte dhe aeroporte.