KRONIKË

“Kthehen në bombë për shoqërinë”, Anila Hoxha për vrasjen tronditëse në Fier: Duhet të ketë një strategji për personat me probleme të shëndetit mendor


Gazetarja Anila Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen tronfditëse në Fier, ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe u vra nga fqinji Klodian Çalamani.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo tha në “Open” se sot kishte qenë e pranishme sot në familjen Vasiu dhe kishte intervistuar banorët, fqinjët, të cilët kërkonin dënim me vdekje nga autoritetet për autorin e krimit makabër. Hoxha tha ndër të tjera se shteti duhet të ketë një strategji për personat me probleme të shëndetit mendor, që të mos kthehen në një “bombë” për shoqërinë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Anila Hoxha: Kamera e sigurisë së një fqinji ka ndihmuar efektivët e policisë së Fierit për të gjurmuar në kohë këtë krim makabër. Kam folur me banorë të fshatit të drithëruar, para kamerës refuzonin të jepnin detaje për autorin, por bënin apel që autoritetet të dënojnë me vdekje autorin e këtij krimi.Takova mësuesen e Mateos dhe të gjithë shpërthenin në lot dhe të gjithë pyesnin se çfarë nuk ka funksionuar. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por nuk u bë asgjë për këtë person, që kur doli nga burgu.Ky autor nuk ishte deklaruar dhe nuk ishte kuruar nga institucionet, ai ishte shpallur fajtor për disa krime.Nuk ngrihet akuza e pengmarrjes. Autori i shpëton drejtësisë me vetëm 4 vite burg. Një drejtësi që nuk ndëshkon siç duhet, të bën të bësh një krim tjetër, hallka tjetër shërbimet sociale, komuniteti dhe në fund ka shumë strategji. Kjo histori u përsërit edhe në Kozanë, Shkodër. Duhet të kenë një strategji për personat me probleme të shëndetit mendor të mos kthehen në një bombë për shoqërinë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dje mamaja e Mateos njoftoi policinë dhe policia zbarkoi në fshat dhe nisën kontrollet. Autori ishte nën efektin e alkolit dhe ka shfaqur interes për gjetjen e tij.Mateo shkoi tek shoku i ngushtë dhë shoku nuk ishte, por aty ai bie në kurth. Calamani u shfaq i papenduar për krimin.   

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button