AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Kthehen nga emigrimi, tre të rinjtë nga Cakrani i përkushtohen bletërritjes (Video)


Tre të rinj  nga Cakrani I Fierit kanë zgjedhur   profesionin e bletërritësit. Ata janë Gert Mehmetaj. Marjo Hazizaj dhe Artur Skenderaj. Cdo ditë, në këtë muaj të nxehtë vere,  ju shërbejnë bletëve, të cilat sipas tyre ju sjellin kënaqësi dhe  të ardhura ekonomike. Madje më I vogliu  prej tyre-  Marjo Hazizaj, 23 vjeç tregon se  është kthyer nga emigracioni   dhe ka zgjedhur të punoj në këtë profesion të bukur. Ai pohon se ka disa vite që merret me  bletët,  Sipas tij fillimisht ka nisur këtë punë me pesë koshere dhe tashmë ato janë shtuar.  Marjo iu bën apel dhe bashkëmoshatarëve që të punojnë në vendin e tyre dhe pse jo të tregojnë vëmendje edhe ndaj bletës

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

 Artur Skënderaj sapo ka nisur të punoj me bletët Dhe ai pretendon të mbarështoj numrin e krerëve në koshere. Ndërsa I bën apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen e plotë   ndaj bletërritëse dhe  shqetësimeve që ata kanë. Problem për atë është sperkatja me pesticide  e cila ka dëmtuar bletët. Kjo pasi bletërritësit nuk njoftohen   nga ana e  Institucioneve dhe fermerëve lidhur me dezinfektimet dhe si pasoj bletët pësojnë dëmtime të konsiderueshme

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

  Gert Mehmetaj është profesionist në bletërritje. Që prej moshës 9 vjecare dhe deri më sot ai           punon vetëm pranë bletëve, Ai rrëfen dicka nga vjelja e qumështit të bletës , produkt aq I kërkuar nga qytetarët


 Të tre këta të djeme  kanë sfiduar mentalitetin se të rinjtë shqiptarë nuk duan të punojnë në vendlindjen e tyre.
 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button