Ktheheshin nga dasma/ Makina del nga rruga në Sarandë-Qafë Botë, humb jetën 35-vjeçarja, dy të plagosur (EMRAT)
Foto nga aksidenti
Aksident me vdekje në aksin Sarandë-Qafe Bote në afërsi të Konispolit. Një person ka humbur jetën dhe janë plagosur dy të tjerë.
Sipas burimeve paraprake mjeti ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë ka ndërruar jete Adriana Prendi, 35 vjeç, dy te plagosur ne spital, njeri prej tyre, Gëzim Prendi, bashkëshorti i viktimës, njëherësh edhe drejtuesi i mjetit, banorë të fshatit Shëndëlli, por që punonin në Greqi.
Mësohet se te aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot e do të largoheshin për Greqi. Nuk ka ende detaje të tjera për ngjarjen.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës, 05:50, të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.
Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vëndngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.