MOTITË NDRYSHME
Kthjellime dhe alternime vranësirash si parashikohet moti për sot
Të enjten e 21 marsit vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës dhe më pas edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.