MOTITË NDRYSHME

Kthjellime dhe rritje të temperaturave, ja parashikimi i motit për sot


Shqipëria

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat veriore. Ndërsa orët vijuese do të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje. Parashikohet që, alternim kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të dominojnë vendin edhe gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar nëbrigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 31 gradë C në qytetin e Gjakovës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Maqedonia e Veriut

Territori i Maqedonise do të vijoj me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash edhe gjatë ditës së enjte, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të Maqedonise. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit rregjistrojnë 15 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 32 gradë në qytetin e Shkupit.

Europa

Vëndet e Europës Lindore do të mbeteb nën ndikimin e vrënsirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara, herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira intensivë vijon situata në Europën Jugperendimore pres disa ditësh duke sjellë probleme ne Portugali e Spanjë, ndërsa nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lehta do të jetë e gjithë pjesa tjetër e Europës ku kthjellime më të theksuara si edhe temperatura të larta priten në gadishullin e Ballkanit.


Related Articles

Back to top button