MOTITË NDRYSHME

Kthjellime dhe temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te karakterizojne kushtet e motit në të gjithë vendin por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, herë pas here priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të këtë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të githë vendin.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kosova

Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të kosovës duke rrezikuar në zona të izoluara, shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra. Orët e pasdites përmirësojnë dukshëm kushtet e motit në të gjithë republikën e Kosovës. Po ashtu, Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 27 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kthjellimet do të jenë dominuese gjatë orëvë të para të ditës por pas- mesdite rrezikohen nga shira të izoluar në pjesën më të madhe të MV por shirat do të jenë të përkohëshëm pasi pasditja dhe mbrëmja do të ri-sjellë sërisht kthjellimet pothuasje në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 28 gradë C.

Europa

Do të paraqiten me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Qëndrore si edhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë brigjet e detit të zi duke sjellë rrebeshe shiu si edhe shkakesa elektrike ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.


Related Articles

Back to top button