AKTUALITET

‘Ku të vemi ne?’, plazhi i Lungomares i zënë i gjithi nga privati, ankohen qytetarët në Vlorë: Kjo është vjedhje


Plazhet publike drejt fundit, hapësirat e plazhit lënë për publikun çdo vit e pakësohen.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ndërsa së fundmi e gjithë hapësira e plazhit në shëtitoren Lungomare 2, i është dhënë privatit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Edhe pse investimi publik i mezipritur u tha se do të ishte në shërbim të qytetit, duket se privati me firmë të bashkisë ka pushtuar gjothcka.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas informacioneve nga agjencia rajonale e bregdetit plazhi lungomare 2, në të gjithë gjatësinë e saj i ka kaluar privatit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Edhe pse kujtojmë që investimi publik do duhet të ishte në shërbim të publikut.

Nga ana tjetër qytetarë, vlonjat dhe jo vetëm, ata që prej vitesh të tëra kanë frekuentuar plazhin e Shkëmbit të doktorit shprehen të revoltuar, jo vetëm pse të gjitha plazhet dikur publike i janë dhuruar privatit, por edhe për faktin që këta të fundit (privati) nuk i lejon më as të kalojnë në vijën e plazhit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Jemi të shqetësuar, kjo është vjedhje, s’mund të na ndalosh edhe të kalojmë në plazh”, thotë një prej tyre.

Banorët tregojnë se kanë një jetë në këto plazhe, këtë vit, spo i lejojnë as të shkelin. “Ku të vemi ne?”,-thonë banorët.

Nga ana tjetër mbi këtë shqetësim është njoftuar edhe prefekti i qarkut Vlorë Flamur Mamaj, i cili thotë se do ketë një grup pune që do të monitorojë zbatimin e kontratave.

Për publikun në Vlorë është lënë vetëm një hapësirë pranë shkollës së Marinës, por ky plazh sipas autoriteteve shëndetësore shënohet me ngjyrë të kuqe, dhe është plazh i papërdorshëm për shkak të ndotjes së lartë që ka uji.


Related Articles

Back to top button