AKTUALITETFUTBOLLKOMBËTARJASPORT

Kualifikimi i Shqipërisë në grup, kuqezinjtë duhet të thyejnë rekordin historik të Kroacisë


Shqipëria dhe Kroacia përballen në ndeshjen e kësaj të mërkurë duke qenë të ndërgjegjshëm se duhet të bëjnë medoemos mirë, pasi nuk kanë më luksin të gabojnë nëse synojnë kualifikimin e mëtejshëm në Euro 2024.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pas humbjes 2-1 të kuqezinjve ndaj Italisë dhe asaj 3-0 të Kroacisë ndaj Spanjës, çdo skuadër që del e mundur nga fusha në duelin e mesjavës praktikisht e ka mbyllur rrugëtimin në Europian.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Duke llogaritur që në ndeshjen e fundit në grup Shqipërinë e pret Spanja, për skuadrën e Silvinjos bëhet e qartë se çdo shpresë kualifikimi kalon nëpërmjet një fitoreje me kroatët.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Dhe për ta bërë këtë, i duhet të thyejë një rekord historik të këtyre të fundit

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Rezulton se Kroacia nuk ka humbur asnjëherë në historinë e përballjet e dyta në fazën e grupeve të turneve madhorë si Europiani apo Botërori në të cilat ka luajtur.

Ajo ka fituar 7 herë dhe ka barazuar 5 herë të tjera në ndeshjen e dytë në grup, duke regjistruar rezultate të rëndësishme.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Dy fitore 2-1 ndaj Italisë, një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë, apo një tjetër 3-0 ndaj Argjentinës janë pjesë e kësaj serie rezultatesh shumë të veçantë për Kroacinë, që ka ngjallur shpresë te tifozët e këtij ekipi, duke bërë shumë më të vështirë punën e ekipit të drejtuar nga Silvinjo.

Related Articles

Back to top button