AKTUALITETFUTBOLLKOMBËTARJASPORT

Kualifikuese EURO 2025/ Kombëtarja e femrave fiton në transfertë ndaj Estoninë, Shqipëria kërkon vendin e parë në grup

Kombëtarja shqiptare e femrave në futboll fitoi 1-2 në udhëtim kundër Estonisë, sfidë e vlefshme për Ligën C në kualifikueseve të Euro 2025.

Për javën e tretë të ndeshjeve, vajzat e Armir Grimës shënuan pas vetëm shtatë minutash me Berishën, ndërsa Himanen barazoi në pjesën e parë.

Reklama në FieriWeb - “”

Kur u mendua se skuadrat do ndanin pikët, ishte një gol i Qëndresa Krasniqit në 90+2 që do i jepte fitoren vajzave kuqezi.

Pas kësaj fitoreje, kreu i FSHF-së Armand Duka falenderoi vajzat.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Përgëzime Kombëtares së vajzave.

Një fitore me shumë vlera ajo e Kombëtares sonë të vajzave ndaj Estonisë në transfertë me rezultatin 1-2.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Besimi deri në fund për të fituar u shpërblye dhe tani na duhet angazhim maksimal të martën kundër Luksemburgut në “Elbasan Arena”.

Inkurajoj vajzat tona para kësaj sfide dhe pres që tifozët në Elbasan të jenë në mbështetje të skuadrës në këtë ndeshje vendimtare për vendin e parë në grup”, shkruan Duka.

Reklama në FieriWeb

Ndeshja e radhës është kundër Luksemburgut më 4 qershor në “Elbasan Arena” dhe vajzat tona kërkojnë vendin e parë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button