KRONIKËSTAR CHANNEL

Kuçovë – Finalizohet operacioni “Kultivimi”, arrestohet një shtetas, dy të tjerë shpallen në kërkim

Kuçovë – Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Berat dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Kultivimi”, i zhvilluar pas një hetimi disa vjeçar.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë. Të tre shtetasit dyshohet se në vitin 2021 kanë kultivuar bimë narkotike të llojit kanabis në fshatin Mendrak, bimë të cilat janë zbuluar dhe asgjësuar në atë kohë nga Policia.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan kontrolle në disa banesa në zbatim të urdhrave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Si rezultat, u proceduan penalisht katër shtetas për vepra të ndryshme penale, si armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
  • E. G., 29 vjeç, banues në Mendrak, (i dënuar më parë në Britaninë e Madhe për kultivim të bimëve narkotike), pasi në banesën e tij u gjetën 16.980 paund britanik, të dyshuara si përfitim nga veprimtari kriminale jashtë vendit.
  • V. H., 51 vjeçe, banuese në Mendrak, pasi iu gjetën një armë gjahu dhe fishekë të kësaj arme.
  • R. G., 54 vjeç, banues në Mendrak, ku në banesën e tij u gjet një armë sportive dhe disa fishekë luftarakë.
  • V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, pasi iu gjetën fishekë arme gjahu.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. Policia thekson se operacionet për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe veprimtarive të tjera të paligjshme do të vijojnë pa ndërprerje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button