KRONIKËSTAR CHANNEL

Kuçovë/ Qëlloi me a*më drejt një automjeti të parkuar, kapet autori i dyshuar

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia në Kuçovë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar në lagjen “1 Maji”.

Ngjarja u regjistrua më 23 gusht, ndërsa hetimet intensive të Policisë çuan brenda pak orësh në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në pranga ka përfunduar shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Në kuadër të operacionit u arrestua edhe një 49-vjeçar, A. Xh., i dyshuar se ka përkrahur autorin e ngjarjes dhe ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrollit të banesës së 49-vjeçarit, në tarracë u gjet një armë zjarri së bashku me disa fishekë, të cilat dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, një tjetër person, S. Gj., 65 vjeç, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Operacioni u realizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button