KRONIKËSTAR CHANNEL

Kuçovë | Theu masën “Arrest në shtëpi”, kapet në tentativë arratisjeje në Han të Hotit

Një shtetas i shpallur në masë sigurie “Arrest në shtëpi” është ndaluar nga Policia në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, teksa tentonte të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë ndaluan shtetasin N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndalimi u krye pasi shërbimet policore e konstatuan atë në pikën kufitare Hani i Hotit, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button