Kufomat u gjetën në valixhe, Elona Kalesha thyen heshtjen për vrasjen e prindërve të ish të dashurit! Çfarë deklaroi 7 orë para prokurorëve
Për herë të parë, Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, të zhdukur në nëntor 2015 dhe trupat e të cilëve u gjetën të copëtuara në dhjetor 2020, në katër valixhe, buzë një toke të vendosur midis burgut Sollicciano dhe FiPiLi.
Në të kaluarën, me rastin e vleftësimit të arrestit në dhjetor 2020, Elona kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur hetuesve.
Megjithatë, të premten për më shumë se shtatë orë Elona u mor në pyetje nga zëvendësprokurorët Galeotti dhe Beatrice Giunti dhe nga avokatet paditëse Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi në sallën e gjyqit të bunkerit të Santa Verdiana.
E dyshuara kujtoi historinë me Taulant Pashon, e cila filloi me një takim në një bar në vitin 2009 dhe më pas kulmoi me bashkëjetesë që nga viti 2012. Në vitin 2014, ai është në burg dhe ajo i shkruan një mesazh me dy sprej (“Të dua Taulant! Më mungon”) në një mur përballë burgut Solicciano, pranë fushës ku u gjetën valixhet.
“E njihja atë zonë, dhjetë minuta larg shtëpisë sime, shkoja gjithmonë me qentë”, iu përgjigj pyetjeve të prokurorit, ndërsa shtoi se “nuk isha e vetmja që i çoja shëtitje qentë në ato fusha”.
Sipas akuzës, shqiptarja i ka vrarë prindërit e ish-partnerit për të mos lejuar që t’i tregonin djalit të tyre që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.
“Me Taulantin ngjizëm një fëmijë në Sollicciano, në takim. Shtatzëninë e ndërpreva më 27 tetor 2015 dhe ai e dinte”.
Vetë Taulanti kishte thënë në gjykatë se nuk kishte dijeni për atë shtatzëni dhe se nuk e kishin pasur mundur të kryenin marrëdhënie në burg.
Gjyqi i Elona Kaleshës pritet të përfundojë më 29 nëntor.