Fieri Web ka siguruar pamjet e rënda, të vrasjes së ndodhur një natë më parë në lagjen 18 të qytetit të Korçës, ku një 60-vjeçar vrau një 40-vjeçar dhe më pas qëlloi veten. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë është fiksuar momenti, kur Emiljano Pine është duke ecur në rrugë dhe po komunikon me një person.
Atij i afrohet Ilo Lluka që qëllon 2 herë në drejtim të tij dhe 2 herë të tjera kur ai rrëzohet në tokë. Sapo 40-vjeçari është shtrirë në tokë, autori ka drejtuar armën drejt vetes. Pine ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Pas ngjarjes tepër të rëndë, policia tha se pista kryesore që po hetohet është ajo e konfliktit për një pronë.
Babai i autorit Ilio Lluka bashkëjetonte me nënën e viktimës, Emiljano Pines. Babai i Llukës dyshohet se ka dashur që shtëpinë t’ia lërë trashëgimi djalit të bashkëjetueses Emiljano Pine. Ky fakt dyshohet se e ka shtyrë Llukën që të kryejë krimin.