ART & KULTURFIERI YNË TV

Kujtojmë sot 71-vjetorin e lindjes së kompozitorin Ferit Hoxha, një prej përsonaliteteve me gjurmë të thella në artin dhe kulturën fierake.


Kujtojmë sot në ditën e lindjes Ferit (Riku) Hoxha, 13. 02. 1953, një prej përsonaliteteve me gjurmë të thella në artin dhe kulturën fierake.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ciklin e ulët e kreu në shkollën “Janaq Kilica” dhe shkollën Nr 3, “Naim Frashëri” Fier, arsimin e mesëm në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë dhe Arsimin e lartë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e Klarinetës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Menjëherë pas përfundimit të studimeve të larta u emërua Drejtues i muzikës së Estradës profesioniste të qytetit të Fierit, pranë Teatrit “Bylis”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Gjatë periudhës 17 vjeçare ka realizuar me sukses 68 premiera ka kompozuar rreth 200 këngë, rreth 2500 orkestrime, pjesë orkestrale dhe 40 këngë humoristike, një nga të cilat është kënga humoristike “Po martojmë Malon”, e cila u shndërrua në një hit kombëtar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në formacionin orkestral të Estradës ka ekzekutuar me sukses në shumë premiera si solist në instrumentin e Klarinetës dhe Saksofonit.

Ka ndihmuar në lëvizjen artistike amatore të qytetit duke u angazhuar si Udhëheqës Artistik në uzinën”Gogo Nushi”, me të cilën ka realizuar 60 premiera, ku është vlerësuar me çmime të ndryshme në konkurime.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ka marrë pjesë në orkestrën simfonike të qytetit duke ekzekutuar shumë herë si solist në instrumentin e Klarinetës, ka marrë pjesë në formacionin orkestral të Ansamblit “Myzeqea”, si dhe në orkestrën frymore të qytetit.


Ka dhënë mësim klarinete në Shkollën e mesme të muzikës “Jakov Xoxa”, në Shtëpinë e kulturës dhe në Shtëpinë e Pionierit “Llambi Bego”.

Në Mars 1991 emigroi së bashku me familjen në Athinë, Greqi, ku punoi me formacione të ndryshme muzikore greke, me këngëtarë me emër të Greqisë si Mariza Koh, Manolis Micias, Margarita Zorbala dhe kompozitorin Qipriot në Greqi, Marios Tokas etj. Në Athinë së bashku me Brunën kanë dhënë shumë koncerte për komunitetin shqiptar.

Në periudhën 1999-2023, së bashku me familjen emigroi në USA ku për 23 vjetë kanë dhënë shumë koncerte për komunitetet shqiptare në shumë shtete të ndryshme të Amerikës.

Së bashku me Brunën kanë realizuar për publikun artëdashës fierak koncerte recitale në vitin 1987, 1988, 1990, 2012, Maj 2022 dhe Tetor 2022.

Është vlerësuar me Medaljen
“Naim Frashëri” në vitin 1988.

Në vitin 1985 është vlerësuar me diplomë nga Ministria e Arsim Kulturës si Instrumentisti më i mirë solist në konkurimin kombëtar të orkestrave frymore në Vlorë.

Related Articles

Back to top button