KRONIKËSTAR CHANNEL

Kukës – Abuzim se*sual me të mitur: Arrestohen 4 të rinj, një tjetër në kërkim

Një ngjarje e rëndë është konfirmuar nga Policia e Kukësit, ku pesë të rinj dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare. Katër prej tyre janë arrestuar, ndërsa një tjetër, i mitur 17-vjeç, është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, në pranga kanë rënë shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
  • A. K., 21 vjeç
  • D. M., 23 vjeç
  • L. P., 27 vjeç
  • R. B., 22 vjeç

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një periudhë të zgjatur, për më shumë se gjashtë muaj, ndërkohë që dyshohet se vajza mund të jetë në muajin e dytë të shtatzënisë.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia lokale po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e të miturit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes që ka shkaktuar reagime të forta në komunitet dhe opinionin publik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button