KRONIKËSTAR CHANNEL

Kukës – Vetëdorëzohen dy vëllezër të shpallur në kërkim pas një konflikti të dhunshëm

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet intensive për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, si dhe për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i veprimeve të Policisë dhe pamundësisë për t’u larguar, dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë vetëdorëzuar pranë autoriteteve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vijim të procedurave ligjore dhe pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, ndërsa për vëllanë e tij, F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë, materialet u referuan në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas Policisë, dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë përplasjes, shtetasi N. I. e ka goditur 65-vjeçarin me qytën e një pistolete, si dhe ka plagosur rëndë, nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Reklama në FieriWeb

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi armën e zjarrit të dyshuar të përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale shtesë i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button