KRONIKËSTAR CHANNEL

Kundërshtuan policinë dhe thyen dyert e Stacionit të Policisë Roskovec, një i ndaluar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Stacionin e Policisë Roskovec, ku disa shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë thyer dyert e komisariatit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë ndaluan shtetasin J. D., 22 vjeç, banues në Roskovec, ndërsa u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për E. G. (D.), 44 vjeç, si edhe për dy të mitur 16-vjeçarë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Mësohet se këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar dyert e Stacionit të Policisë Roskovec, në kohën kur po kryheshin veprimet procedurale lidhur me një konflikt mes një 24-vjeçari dhe njërit prej të miturve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button