KOSOVA

“Kurrë dritë me sy mos pafshin,” flasin familjarët e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë


Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua një javë më parë, më 14 janar në rrugën Drenica në Podujevë. 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe më pas u rrah në mënyrë brutale me shufër hekuri nga dy të rinj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Për pasojë, i riu mori plagë të mëdha në trup dhe nuk mundi të fitojë betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë dy ditë më parë në QKUK.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për rastin Policia e Kosovës tha se viktima ishte therur me thikë dhe se të dyshuarit për ngjarjen ndodhen në paraburgim.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një makinë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit ndodhen në paraburgim”, zbulonte raporti.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Por çfarë ndodhi në të vërtetë?

Në dosjen e Prokurorisë bëhet me dije se mes të rinjve ka pasur një përleshje fizike, ku dy autorët e dyshuar kanë goditur me një shkop viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa po në të njëjtën ditë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tentativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Autorët e krimit të rëndë janë dy të mitur, Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç, me të cilët i ndjeri ka pasur një sherr banal për radhën në një berberhane të qytetit. Sipas mediave kosovare, ata janë djem biznesmenësh në Podujevë. Babai i Eltion Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “security”.

Autoret Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu
Autoret Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu

Sakaq, viktima Lulzim Fejzullahu ishte rritur jetim, vetëm me motrën e tij. Të afërm të tij tregojmë për mediat dramën e jetës së Lulzimit dhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E e kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit.

Mes lotëve, edhe e motra e të riut ka shprehur dhimbjen e madhe që i është shkaktuar për vdekjen e vëllait.

Ju kalltë zemra si neve qysh po na kallet, Allah dënoj, kurrë dritë me sy mos pafshin”, ka thënë ajo.

Akoma më dramatike është fakti se ngjarja e rëndë dhe dhunimi barbar është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonën aty pranë. Aty duhet qartë e gjithë skena dhe momenti i dhunimit.

Related Articles

Back to top button