EKONOMISTAR CHANNEL
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme, e Martë 2 Shtator.

Monedhat kryesore kanë shënuar sot luhatje të lehta në tregun e këmbimit valutor. Dollari amerikan këmbehet me 82.7 lekë në blerje dhe 84 lekë në shitje. Euro regjistrohet me vlerën e 97.1 lekëve në blerje dhe 98.2 lekëve në shitje.
Ndërkohë, paundi britanik blihet me 111.7 lekë dhe shitet me 113.2 lekë, ndërsa franga zvicerane qëndron në kuotën e 103 lekëve në blerje dhe 104.5 lekëve në shitje.
Tregu valutor paraqitet i qëndrueshëm, me diferenca të vogla krahasuar me ditët e fundit.




