BOTASTAR CHANNEL

Kush do ta udhëheqë Kishën Katolike? Kardinalët fillojnë sot në Vatikan ritualin për të zgjedhur Papën e ri

Më shumë se 130 kardinalë nga e gjithë bota fillojnë sot në Vatikan ritualin e fshehtë, shekullor për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut.

Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.

Ritet në ditën e Konklavës do të fillojnë në orën 10 me meshën ‘Pro Eligendo Romano Pontifice’, në Bazilikën e Shën Pjetrit, mesha për zgjedhjen e Papës Romake, që do të kryesohet nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.

Hyrja në Kapelën sistine të pikturuar nga Michelangelo do të bëhet pasdite. Rreth orës 16.15 kardinalët do të mblidhen në Kapelën Pauline, në Lozhën e Parë të Pallatit Apostolik të Vatikanit, prej nga do të fillojë procesioni.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kardinalët e ritit latin do të veshin mantelin e kuq me brez, mbulesën e supeve, kryq në kraharor me kordon të kuq dhe ari, unazë, kapuçët e vegjël mbi të cilat do të kenë veshur kapelet tipike të kardinalëve. Ndërkohë kardinalët e Kishave të Lindjes do të veshin veshjet të parashikuar nga ritet e tyre. Nga Kapela e Pauline, duke kënduar, kardinalët zgjedhës do të shkojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku, pasi të këndojnë thirrjen ndaj Shpirtit të Shenjtë – pasi është ai që, sipas traditës katolike, zgjedh Papën e re – ata do të thonë betimin e përcaktuar.

Rreth orës 16:30 do të jetë koha për “extra omnes”, thirrja në latinisht që nxjerr nga salla të gjithë përvecc kardinalëve dhe momenti i kyçjes së dyerve. Kardinalët zgjedhës do të dëgjojnë më pas katekzën e kardinalit Raniero Cantalamessa, predikues i Shtëpisë Papale për 40 vjet. Pas fjalës së tij, kardinali Cantalamessa (i cili nuk është në mesin e zgjedhësve) do të largohet nga Kapela Sistine së bashku me Kryepeshkopin Ravelli dhe kardinalët do të bëjnë votimin e parë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura. Dita e sotme do të jetë dita e tymit të parë, i cili përveç ndonjë surprize të minutës së fundit, me gjasë ai do të jetë i zi dhe do të shërbejë për të testuar orientimet e Kolegjit të Kardinalëve. Kjo do të jetë një konklavë ku përkatësia gjeografike e kardinalëve është më e shpërndara nga të gjitha në histori sipas mediave italiane.

Ndërsa sa i takon parashikimeve për kohëzgjatjen parashikimet janë të vështira. Dy konklavat e fundit në 2005 dhe 2013 kanë zgjedhur Papën e ri në ditën e dytë të tyre. Kushtetuta apostolike parashikon dy votime paradite dhe dy votime pasdite. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button