BOTALIFESTYLE & SHOWBIZ

Kush do të trashëgojë bizhuteritë 110 milionë $ të mbretëreshës Elizabeth?


Ajo ka një koleksion të disa prej bizhuterive më të famshme në botë, por kush do t’i mbajë ato kur mbretëresha të largohet nga kjo jetë?

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Diamante, rubinë, dhe margaritarë, Mbretëresha  ka  koleksionin më të madh të bizhuterive të cilat i kombinon gjithnjë me çdo veshje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por, kush do të trashëgojë ato? Nuk është aq e thjeshtë sa t’i dorëzosh ato te Çarls dhe Ana. Bizhuteritë në pronësi të Mbretëreshës në fakt ndahen në dy kategori – perla të çmuara që janë Koleksioni Mbretëror, dhe ato që ajo i ka mbledhur personalisht.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Koleksioni Mbretëror përfshin, bizhuteritë e kurorës, të cilat mirëmbahen nga argjendaria e kurorës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ekspertja e bizhuterive Ella Kay tha : “Meqenëse këto i përkasin shtetit, ato në fakt nuk i jepen askujt. Në vend të kësaj, ato vazhdojnë të përdoren nga monarku aktual dhe partneri i tyre (ose bashkëshortja).”

Kjo do të thotë që koleksioni Royal do të trashëgohet së pari nga Princi Charles (dhe do të jetë në dispozicion për Camilla si Queen Consort) dhe më pas nga William dhe Kate.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pjesë të tjera të famshme në Koleksionin Mbretëror përfshijnë Diamantin Cullinan dhe kurorën e Diamantit të Mbretëreshës. Gjihashtu ky koleksion përmban një karficë safiri të cilën Mbretëresha Victoria e emëroi një “trashëgimi e Kurorës”.

Safiri i madh i rrethuar me diamante iu dha Victoria -s nga Princi Albert në prag të dasmës së tyre.

Ajo e vuri atë në ceremoni, dhe që atëherë ajo është veshur nga çdo Mbretëreshë. Kur nuk është në përdorim, karfica  dhe pjesa tjetër e koleksionit ruhet në Galerinë e Mbretëreshës në Pallatin Buckingham.

Ndërsa përsa i përket bizhuterive nga koleksioni personal ajo mund t’ja dhurojë ato kujt të dojë.

“Unë do të thoja se shumica e bizhuterive të saj janë pjesë e koleksionit të saj personal,” tha Ella Kay.

“Kjo përfshin gjithçka nga vathët me perla që ajo vesh çdo ditë, deri te koleksioni i saj me karficë zbukurimi dhe diademat e saj, si dhe bizhuteritë që ajo trashëgoi nga Mbretëresha Mary dhe Nëna Mbretëreshë.”

Në fakt, ajo zotëron më shumë se 300 bizhuteri duke përfshirë 98 karfica, 46 gjerdan, 37 byzylykë, 34 palë vathë, 15 unaza, 14 orë dhe pesë varëse, kështu që ka shumë për të trashëguar.

Sipas disa raporteve, vlera e bizhuterive të saj është rreth 110 milionë dollarë.

Sigurisht, Mbretëresha gjithashtu mund të dhurojë pjesët e saj të çmuara sipas dëshirës së saj, që do të thotë se ajo shpesh i lejon anëtarët e familjes të veshin fustanet e saj të mrekullueshëm për raste mbretërore.

Kate Middleton, për shembull, veshi kurorën Halo kur u martua me Princin William dhe veshi kurorën e njohur të Lover’s Knot për një Banket Shtetëror që nderonte vizitën e Donald Trump.

Për të kuptuar se kujt do t’i shkojë koleksioni mbretërorë duhet fillimisht që mbretëresha të ndërrojë jetë…

Related Articles

Back to top button