KRONIKË

Kush është 53-vjeçari që humbi jetën në punë në Divjakë. (EMRI)

Një punëtor i pikës së grumbullimit të fruta-perimeve në Divjakë ka gjetur vdekjen në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:00, në kohën kur viktima Ilir Lena, 53 vjeç ka qenë duke ngarkuar karota.

Ai është goditur në kokë nga makineria në momentin që është ulur për të rregulluar produktin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Menjëherë i janë ofruar për ndihmë punëtorët e tjerë dhe është njoftuar ambulanca e Divjakës.

Sipas mjekëve të shërbimit të urgjencës 53-vjeçari ka ardhur me shenja jete në Divjakë, por për mjekim më të specializuar është dërguar në spitalin e Lushnjes nga ku rrugës ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia ka sekuestruar kamerat e brendshme të ambientit të pikës së grumbullimit për të parë sesi ka ndodhur ngjarja.

Koleget e viktimës pohojnë se makineria i zuri kokën në një moment shpërqendrimi, pasi koshi prej metali ishte shtypur për të marre ngarkesën dhe nuk është ndalur deri në fund.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka marrë në pyetje administratorin e magazinës, Ristan Jankon, për të zbardhur ngjarjen. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe disa nga punonjësit e pikës së grumbullimit.

Viktima kishte mbi 20 vjet që punonte si punëtor në fruta-perimet e kësaj magazine.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button