AKTUALITETKRONIKË

Kush është A.M që u kap bashkë me Çyrbjen? Një tjetër person shpallet në kërkim


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Bashkë me të ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor i tij me inicialet A.M, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu policia e shtetit në një reagim për mediat mbrëmjen e sotme bën me dije se Jurgis Çyrbja është arrestuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thuhet në reagimin e policisë për mediat.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button