Kush është ‘Radari’ sarandjot që plagosi sot dy persona, emër i njohur për policinë
Ky është Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari” i cili plagosi me thikë 2 persona ditën e sotme.
52 vjeçari i shpallur në kërkim, është person me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar 3 herë për vepra të ndryshme penale
Mësohet se është arrestuar më herët në vitin 2000 ne Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cilin kryente trafik droge, ngjarje për të cilen u dënua 2 vite burg.
Arrestuar në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg kanabis, por u lirua pas disa muajsh. Arrestuar në vitin 2013 në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg kanabis.
Gjate kontrollit te banesës së Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë.
Ndersa në vitin 2013 në automjetin qe u kap me drogëe i’u gjet 1 Kallashnikov ndeërsa nëe baneseë disa kapsolla detonatorë.