KOSOVA

Kush ishte çifti Liridona dhe Naim Murseli? Detajet e pathëna nga të njohurit e tyre për vrasjen në Kosovë


Një dokumentar i është kushtuar vrasjes së Liridona Ademajt, nënës së dy djemve që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 nëntorit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga vendngjarja gazetari Andrea Danglli sjell dëshmi të ngjarjes së rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri e Suedi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Qytetarët shprehen se Naimin e kanë njohur si djalë të mirë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“E kemi njohur Naimin, djalë i mirë ka qenë. Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur tamam”- shprehet një nga qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjithashtu rreth ngjarjes së rëndë ka folur dhe mësuesja e Liridonës e cila kërkoi që të kthehet dënimi me vdekje. Mes të tjerash ajo nënvizoi se Liridona është martuar shumë e re.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam mëndu kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teutë”-theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Ndërkohë Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se burgu është shumë i lehtë për kriminelë të tillë, referuar Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e Liridonës.

“Mendoj se dënimet për vepra të tilla kriminale janë të buta. Duhet të ndryshojë ligji për krime të tilla. Kam propozuar kthimin e dënimit me vdekje. Unë do e votoj një gjë të tillë”-tha ai.

Related Articles

Back to top button