Kush ishte në laboratorin e Xibrakës?/ Bardhi: Dosja nuk është hetuar e plotë. Balla: Berisha e di kush është 45-vjeçari i paidentifikuar
Dosja e laboratorit të xibrakës rriti tensionet në parlament. Gazmend Bardhi kërkoi edhe një herë interpelancë me Edi Ramën, ndërsa u cilësua si kërkesë që nuk parashikohet në rrregullore.
Nga foltorja e kuvendit Taulant Balla ngriti pikëpyetje se kush po e financon këtë akuzë të PD ndërsa shton se Sali Berisha e di kush është 45 vjeçari i mbetur i paidentifikuar, madje sipas tij qëndron pranë demokratëve.
Rrëzimi i kërkesës për interpelancë me kryeministrin Rama solli tensione mes kryetares së parlamentit dhe kryetarit të grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi.
Lindita Nikolla i argumentoi se akuzat për individë nuk mund të kthehen në interpelancë.
‘’Kërkesa juaj nuk ka asnjë lidhje me këtë pikë të rregullores’’, tha Nikolla.
Ndërkaq Bardhi, tashmë i akuzuar në SPAK për kallëzim të rremë i qëndroi deklaratave mbi Olsi Ramën.
‘’Edi Rama denoncimin tim për një person të paidentifikuar të mbetur në dosje që nuk e thotë Bardhi por gjykata në vendimet e saj, e quajti një trillim”.
Në fakt e ndershme do ishte të vinte këtu dhe të thoshte atë që i vëllai tha ditën e parë që kjo cështje është hetuar e gjykuar në mënyrë përfundimtare’’, tha Bardhi.
Sipas tij dosja e laboratorit të Xibrakës nuk është hetuar e plotë.
‘’Në datën 8 mars të 2016 prokuroria për krimet e rëndfa ka ndarë një procedim të vecuar i cili është pezulluar në 2018’’, tha Bardhi.
Në të kundërt me të Taulant Balla iu përgjigj se Sali Berisha e di kush është personi i mbetur i paidentifikuar.
‘’E di Saliu, se Saliu e ka thënë këtu.
Është një i lidhur me një deputet të partisë tënde’’, tha Balla.
Balla aludoi dhe për financimin e kësaj dosje
‘’Ju e dini mirë që nuk është Olsi Rama.
Pyetja që shtohet është kush po ju paguan ju?’’, tha Balla.
Ndërsa Elisa Spiropali i kujtoi qëndrimin e dy anshëm që ka pd për spak
NJë javë më parë bardhi deklaroi se e nisi në spak dosjen e xibrakës, ndërsa Olsi Rama iu kundërpërgjigj duke e paditur për kallëzim të rremë