KRONIKËSTAR CHANNEL

Kush mbështeti vrasjen e gjyqtarit Kalaja në rrjetet sociale, rrezikon katër vite burg me Kodin e ri Penal

Kush mbështeti vrasjen e gjyqtarit Kalaja në rrjetet sociale, rrezikon katër vite burg me Kodin e ri Penal
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit tronditi opinionin publik, por jo të gjithë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në rrjetet sociale shpërtheu një valë e gjerë reagimesh absurde që justifikonin veprimin kriminal të autorit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Vrasja erdhi pas një konflikti shumëvjeçar pronësie të familjes Shkambi dhe disa familjeve në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas ekzekutimit, shumë komentues në rrjet shprehën mbështetje për autorin e vrasjes, duke e justifikuar veprimin me argumentin e gjerë se sistemi gjyqësor në Shqipëri është i korruptuar dhe zvarrit çështjet.

Reklama në FieriWeb

Kjo situatë u thellua edhe nga hapja e një faqeje në GoFundMe ku u mblodhën rreth 14 mijë dollarë për avokatin e autorit, para se faqja të mbyllej.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se në draftin e Kodit të ri Penal, i cili është ende në konsultim publik, është përfshirë pikërisht një nen që synon të dënojë këtë lloj sjelljeje.

Neni i ri, Neni 409 (Mbështetja e kryerjes së një krimi), dënon me burgim nga një deri në katër vjet aktin e “mbështetjes së autorit të krimit për veprën që ka kryer, duke lartësuar publikisht veprimin e tij” dhe duke e paraqitur atë “si zgjidhje e pranueshme e situatës”.

Nëse kjo mbështetje bëhet nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv, dënimi rritet.

Ky parashikim ligjor i ri vjen si një masë ndëshkimore ndaj personave që, në vend që të dënojnë dhunën, përkrahin aktet kriminale në hapësirën publike, qoftë kjo edhe virtuale

Related Articles

Back to top button