AKTUALITET

‘Kush tha që ka vetëm rritje çmimesh?’, DPSHTRR jep lajmin për shoferët që duan të rinovojnë patentat: Ulje drastike, nga 3500 lekë…


Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që duan të rinovojnë patentën e klasit B me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

DPSHTRR njofton se këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë, pra çmimet ulen me 43%.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i plotë

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tjetër LAJM I MIRË nga DPSHTRR! Performanca pozitive e kompanisë, rendimenti e mirëadministrimi ka rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat! Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat! 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (B) me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë!
Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!

Kush tha se ka vetëm rritje çmimesh? 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa! 

#TarifaProporcionale #InteresiPublik #VëmendjaTeQytetarët #RisiLehtësi #UljeÇmimi #DPSHTRRpërJu #MIE #AutomotorizimiShqiptar

Related Articles

Back to top button