Kushëriri i Martinajt flet për aksidentin te Liqeni: Thitha tullumbace me azot
Është zbardhur dëshmia e Emiljano Ninës, kushëriri i biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, pasi ishte i shpallur në kërkim për aksidentin e shënuar në gusht në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Nina para uniformës blu ka thënë se kishte thithur oksid azoti me tullumbace dhe më pas kishte drejtuar mjetin BMW X6 që me shpëjtësi marramendëse nga Rruga e Kosovarëve përfundoi në ordurën anësore te Liqeni Artificial.
Ai ka thene se kur ka shkaktuar aksidentin ka qenë duke ecur me 180 km/orë dhe se në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar te Liqeni,
Kujtojmë që më herët Policia njoftoi se 28-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”. Ky shtetas, në muajin gusht të këtij viti, duke drejtuar një automjet tip “BMË”, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore te Liqeni Artificial. Pas aksidentit, ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Tre personat që ndodheshin në të, Emiljano Nina, Eldi Allushi dhe Jurgen Allushi. Pasagjeri Jurgen Allushi u lokalizua shpejt dhe u ndalua nga Policia e Tiranës, ndërsa Eldi Allushi u kap pas 10 orësh në Rrugën e Arbrit, në dalje të Tiranës. Teksa policia shpalli në kërkim Emiljano Nina, i cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër penale.