AKTUALITETVIDEO

Kushte si në Mesjetë/ Fshati Ngraçan në Mallakastër pa rrugë, ujë, mjekë dhe investime


Fshati Ngaçan në Mallakastër po braktiset çdo ditë e më tepër e kjo për shkak të mungesës së investimeve në infrastrukturë.
Fshati është larg nga qendra e Ballshit ku një pjesë e rrugës deri në Panahor është e shtruar ndërsa pjesa tjetër çakull e rërë bituminoze vende vende që në kohën kur djali i këtij fshati Inxhinjeri i naftës Bari Shanaj ishte drejtor i kompanisë Albpetrol.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fshati është i ndërtuar me lagje sipas fiseve Shanaj, Saliaj, Isufaj etj, por rrugët që i lidhin janë të pa shtruara, uji i pijshëm mungonë sikurse edhe mjeku apo infermieri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Banorët thonë për të bërë injeksionet shkojnë në Ballsh kur moshën se kanë, rruga eshte e prishur e duhet të marrin apo porosisin furgonin që të shkojnë. Ujin e pijshëm e marin nga 2 apo 3 km larg ku kane hapur puset me krah apo pajisje e më pas kanë shtruar tubot plastike deri në banesa.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ngaçani, Fshati që ka nxjerr njerëz të shquar si aktorin e regjisorin Mevlan Shanaj, inxhinierin e naftës ish prefektin dhe dr e Albpetrol Bari Shanaj, studiuesin Lufti Isufaj i cili mbaroi studimet në Bullgari.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”


Banorët thonë se Turqia na bëri qendër, Zogu na pruri telefonin e energjinë elektrike, Enveri na solli rrugën por kta na shpopulluan.

Banorët pohojnë se Fshati dikur ka pasur afro 300 shtëpi të banuara e tani nuk kanë mbetur as 70. Edhe shkolla e fshatit po shkone drejt mbylljes, këtë vit shkollore përfunduan studimet 13 fëmijë. Nëse shtrojnë rrugën apo bëjmë një urë mbi perrua e kemi më të thjesht për të shkuar në Fier nga Roskoveci, thonë banorët

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shqetësimet e tyre janë bërë prezentë nga kryeplaku i këtij fshati në Bashkinë Mallakastër e cila ka dërguar projektin për shtim fondi për përfundimin e shtrimit të kësaj rruge por se kur do të përfundojë akoma nuk ka një afat.

Related Articles

Back to top button