MOTITË NDRYSHME

Kushte të paqëndrueshme atmosferike – Njihuni me parashikimin e motit, e premte, 1 mars 2024

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor, duke u izoluar në relievet malore në verilindje të territorit.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë deri në orët e para të ditës.

Pas orëve të mesditës era me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi 1-5 ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim 1 ballë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button