MOTISTAR CHANNELTË NDRYSHME

Kushtet atmosferike të favorshme në gjithë vendin – Moti për sot

Shqipëria po përjeton një ditë të ngrohtë dhe të kthjellët, nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas shërbimeve meteorologjike, moti do të jetë kryesisht me diell në të gjithë territorin, duke favorizuar aktivitetet në natyrë dhe udhëtimet.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme, ku vlerat minimale janë regjistruar në zonat malore, si Puka dhe Kukësi, me 7–9°C, ndërsa maksimumi ka arritur deri në 31°C në zonat e ulëta dhe të jugut të vendit, si Elbasani, Fieri dhe Berati.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi mesatare 20–25 km/h, por në zonat bregdetare ajo pritet të jetë më e fortë, duke sjellë dallgëzim deri në 2-3 ballë në det të hapur.

Kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme edhe gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje, pa rrezik për reshje. Instituti i Gjeoshkencave apelon për kujdes në zonat bregdetare për shkak të erës, si dhe për të moshuarit dhe fëmijët për shkak të temperaturave të larta për këtë periudhë të vitit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Meteorologët parashikojnë që kjo situatë e favorshme të vijojë edhe gjatë fundjavës.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button