POLITIKËSTAR CHANNEL
Kuvendi miraton me 114 vota pro rezolutën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 114 vota pro dhe asnjë kundër Rezolutën “Për Procesin e Anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Rezoluta u votua me konsensus të plotë nga deputetët, duke u konsideruar një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin europian të vendit dhe në forcimin e angazhimit politik për integrimin në Bashkimin Europian.
Procesi i integrimit europian vijon të mbetet një nga objektivat kryesorë të Shqipërisë, ndërsa mbështetja e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në BE mbetet në nivele të larta.




