BOTASTAR CHANNEL

Kuvendi mocion mosbesimi për qeverinë e Mitsotakis, mijëra protestues mblidhen në Athinë

Mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin “Sintagma”, në kryeqytetin grek Athinë, për të protestuar ndaj qeverisë si përgjegjëse sipas tyre, e tragjedisë hekurudhore, 2 vite më parë në Tempe. Kjo protestë po zhvillohet në një moment ku në kuvend po zhvillohet debat për një mocion mosbesimi të qeverisë së Mitsotakis.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Për shkak të protestës në qendër të Athinës, stacionet e metrosë “Syntagma” dhe “Panepistimio” janë mbyllur me urdhër të policisë, ku trenat kalojnë pa ndalur.

Më herët policia njoftoi ndalimin e 13 personave në lidhje me protestën.

Ndërkohë, një turmë e madhe është mbledhur edhe në sheshin Aristotelous të Selanikut dhe protesta po zhvillohen aktualisht në disa qytete të tjera të mëdha në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kjo shënon valën e dytë të mitingjeve këtë të premte, pas demonstratave të mëparshme të udhëhequra nga studentët që kërkonin drejtësi për viktimat e katastrofës hekurudhore Tempe të vitit 2023 në Athinë dhe qytete të tjera.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button